Sulmuesi i West Ham Unitedit, Andy Carroll, është shfaqur si një goditje shokues për skuadrën e Chelseat.
Trajneri i Bluve, Antonio Conte, është i etur për të nënshkruar me një tjetër lojtarë mbështetës për Alvaro Moratan, pasi Michy Batshuayi ka luftuar për të bërë përshtypje këtë sezon.
Italiani u përpoq disi të nënshkruante me një sulmues përpara verën e kaluar, por humbi në objektivin e tij kryesor, Fernando Llorente, pasi spanjolli u bashkua me Tottenham Hotspur në ditën e fundit të afatit kalimtar.
Por, tani mediumi britanik The Sun raporton se sulmuesi anglez, Carroll, është në radarin e Contes.
28-vjeçari Carroll shprehu zhgënjimin e tij për të qenë një lojtar i parëndësishëm këtë sezon pas dy golave heroike kundër West Bromwich Albion më parë këtë javë.
“Ka qenë shumë zhgënjyese, kam qenë i ulur në stol për disa ndeshje, ka qenë e vështirë, kam dashur të luaj më shumë. Është e vështirë kur ju vini në ndeshje në 20 minutat e fundit”, ka thënë Carroll.
Megjithatë, ish-sulmuesi i Liverpoolit dhe Newcastle United padyshim se do të duronte të njëjtin lloj problemi në Stamford Bridge.
Por, me Chelsean që ende konkurron në katër fronte, Carroll do të merrte mjaft mundësi për të filluar ndeshje, ashtu sikurse Batshuayi që ka bërë në Kupën Carabao këtë sezon. /Telegrafi/