Telegrafi

Chelsea, Liverpooli dhe Arsenali në garë për mbrojtësin e majtë algjerian

Tre gjigantët anglez, Chelsea, Liverpool dhe Arsenal janë në garë për të njëjtin futbollistë.

Fjala është për mbrojtësin algjerian Rayan Ait-Nouri i cili ka shkëlqyer me Wolverhmampton Wanderers në vitet e fundit.

22-vjeçari është një nga mbrojtësit e majtë më të vlerësuar në Ligën Premier dhe tre gjigantët anglez Chelsea, Liverpool e Arsenal po duan transferimin e tij në janar.

Aktualisht anësori ndodhet në Kupën e Afrikës me Kombëtaren algjeriane dhe ende pa u kthyer në Angli mund të bëhet me skuadër të re.

Ait-Nouri ka shprehur gatishmërinë për të bërë një hap para në karrierën e tij dhe tani po pret që Wolves të gjej marrëveshje me njërën nga skuadrat e interesuara për të.

Wolves është gati ta lejoj largimin e yllit të skuadrës, por kërkon të fitojë 30 milionë euro nga shitja e tij.

Anësori algjerian me pasaportë franceze ka tre vite që është pjesë e Wolves ku në 97 ndeshje zyrtare ka shënuar katër gola e ka asistuar në tetë të tjerë. /Telegrafi/