Telegrafi

Chelsea ka gati listën me 12 largime

Chelsea do të largojë deri në 12 lojtarë të ekipit të parë këtë verë pasi synojnë të shkurtojnë skuadrën e tyre të fryrë, sipas raportimeve në Angli.

Por, Romelu Lukakut mund t’i jepet një mundësi shpëtimi shokues për të qëndruar në Stamford Bridge.

Sulmuesi belg u rikthye te Chelsea në një marrëveshje prej 115 milionë euro dy vjet më parë, por u kthye te Interi në formë huazimi verën e kaluar pas një sezoni të dobët.

Lexo po ashtu Chelsea ia ofron Interit dy yje për Andre Onanan

Dhe, sipas Mail, Mauricio Pochettino është “i lumtur të punojë me” Lukakun përsëri sezonin e ardhshëm.

Mirëpo, trajneri argjentinas është duke punuar në largimin e 12 lojtarëve nga Stamford Bridge.

Mateo Kovacic ka pranuar se i pëlqen diçka të re, me Manchester Cityn që po përpiqet të krijojë një marrëveshje për kroatin.

Lexo po ashtu Man City arrin marrëveshje personale me Kovacic, mungon vetëm pajtimi mes klubeve rreth çmimit të transferimit

Dy herë Lojtari i Vitit, Mason Mount dëshiron të bashkohet me Manchester United, ndërsa Kai Havertz është lidhur me Real Madridin.

Chelsea do të kërkojë nga kërkuesit e mundshëm që të paguajnë 60 milionë euro për Conor Gallagher, ndërsa N’Golo Kante tashmë ka shkuar në Arabinë Saudite.

Christian Pulisic, Hakim Ziyech dhe Edouard Mendy, ka të ngjarë t’u tregohet dera po ashtu në këtë verë.

Lexo po ashtu Merret vendimi i parë i madh nga Pochettino te Chelsea

Ndërsa Ruben Loftus-Cheek gjithashtu ka të ngjarë të largohet, pasi ka qenë në bisedime me Milanin.

Callum Hudson-Odoi, Ian Maatsen dhe Nathan Baxter, të cilët të gjithë e kaluan sezonin e kaluar në formë huazimi, pritet të duhet të gjejnë klube të reja. /Telegrafi/