Chelsea e ka informuar Barcelonën dhe Real Madridin për çmimin që kërkojnë për yllin e tyre, Eden Hazard.
Njëri nga drejtuesit e Barcelonës, Eric Abidal, ka bërë kontakte me agjentët e yllit të Belgjikës dhe është inkurajuar nga përgjigja.
Sipas gazetës Sport, Hazard është gati për një ndryshim dhe është i ngazëllyer nga interesi i Barcelonës.
Por, Chelsea do të këmbëngulë se mund të lërë të largohet reprezentuesin belg vetëm për çmimin e tyre të kërkuar.
Gazeta Sport raporton se Blutë kërkojnë plot 200 milionë euro, shifër kjo që konsiderohet shumë e lartë nga bordi i Barcelonës.
Blutë uk janë të interesuar për të negociuar dhe i kanë thënë të dyja skuadrave, Barcelonës dhe Real Madridit, se çmimi është e qartë dhe ata duhet të vendosin që ta marrin ose ta lënë atë.
Gjatë ditës u raportua se Mbretërit kanë gati plot 170 milionë euro për shërbimet e Hazardit, shifër kjo e afër me atë që po kërkon Chelsea. /Telegrafi/