Ousmane Dembele pritet të largohet nga Barcelona si lojtar i lirë dhe t’i bashkohet Chelseat.
Sulmuesi francez nuk do të rinovojë me skuadrën katalunase, pasi paga e tij e lartë e fut në krizë edhe më të thellë klubi katalunas.
Edhe pse Barcelona po tenton ta bind që ta ulë pagën dhe të nënshkruajë marrëveshje të re, duket tani se Dembele është afër transferimit te Chelsea.
Edhe pse kërkohet nga Paris Saint-Germain, Liverpool e Manchester United, The Blues po i prijnë garës për transferimin e tij.
Chelsea pritet që gjatë javës së ardhshme ta finalizojë transferimin e francezit, duke u bërë kështu prurja e parë e pronarëve të rinj, raporton SunSport.
Dembele thuhet se do të fitojë një pagë rreth 20 milionë euro në sezon te Chelsea, me bonuse shtesë. /Telegrafi/