Chelsea thuhet se është e hapur të bëjë një shkëmbim të madh me Bayern Munich, ku përfshihen dy sulmues të njohur gjerman.
Sulmuesi gjerman i Chelseat, Timo Werner është lidhur me një rikthim në Bundesliga dhe bashkim me ish-trajnerin e tij te RB, Leipzig, Jules Nagesmann, i cili tani drejton Bayernin.
Werner shihet si një pasardhës i mundshëm i Robert Lewandowskit, i cili i ka bërë të qartë drejtuesve dëshirën për t’u larguar dhe për të provuar diçka të re në karrierë.
Për këtë transferim është përfolur edhe një shkëmbim i mundshëm i Wernerit me sulmuesin anësor, Leroy Sane.
Sipas mediumit Todo Fichajes, Chelsea do të ishte e hapur për një shkëmbim me Sanen nëse Bayerni do të insistonte në rikthimin e Wernerit në Gjermani.
Por, kampionët e Bundesligës thuhet se nuk do të ishin të hapur për një marrëveshje të tillë, pavarësisht interesit të tyre për sulmuesit e Bluve si objektiv kryesor. /Telegrafi/