Chelsea dhe Liverpooli janë të interesuar për shërbimet e mbrojtësit të Barcelonës, Ronald Araujo – raporton Sport.es.
Dy klubet nga Liga Premier e kanë monitoruar 22-vjeçarin qe një kohë dhe planifikojnë të bëjnë oferta në afatin kalimtar veror.
Në fund të këtij sezoni, uruguaiani do të ketë vetëm edhe një vit kontratë me Blaugranët, të cilët duhet të ndërmarrin një veprim për të ardhmen e tij.
Klubi katalunas duhet ose ta bindë lojtarin që të nënshkruajë vazhdimin e kontratës ose të përfitojë nga shitja e tij gjatë verës që vjen.
Në të kundërt, Araujo mund t’i nisë bisedimet me klubet e interesuara në janar të vitit 2023 dhe në verën e atij viti, Barca mund ta humbë si lojtar të lirë. /Telegrafi/