Site icon Telegrafi

Chelsea dhe Barca përfshihen në garën për De Ligt

(Foto: Instagram/mdeligt_)

Chelsea dhe Barcelona janë duke përgatitur ofertë për mbrojtësin e Juventusit, Matthijs de Ligt – njofton Fichajes.

Dy klubet e përmendura i kanë bërë planet e tyre për vitin 2022, ndërkohë pritet të shuhet nëse do ta kërkojnë në janar apo në qershor.

Ndërkohë, Real Madridi është ndër klubet kryesore të interesuara për holandezin, i cili nuk i ka arritur pritshmëritë në Torino.

Është raportuar se De Ligt ka një klauzolë të prishjes së kontratës me Juventusin në vlerë prej 150 milionë eurosh.

Lexo po ashtu Zbulohen detajet e kontratës, De Ligt ka klauzolë largimi nga Juventusi

Zonja e Vjetër shpreson ta mbajë qendërmbrojtësin edhe pas verës së vitit 2022 kur edhe hyn në fuqi klauzola. /Telegrafi/

(Foto: Instagram/mdeligt_)
Exit mobile version