Telegrafi

“Çfarë pune ke ti me Luizin” – publikohet telefonata e Oltës me bashkëshortin e saj brenda BBVA, produksioni ndërpret telefonatën

Në mbrëmjen e së martës në spektaklin e Big Brother VIP Albania u njoftua se banorët do të kishin gjatë javës nga një mundësi të shkurtër telefonate me të afërmit e tyre.

Kjo për të kërkuar aprovimin e tyre nëse duan apo jo të vazhdojnë aventurën e BBVA, edhe pas ngjarjes tragjike që ndodhi ditë më parë shumë pranë Top Channel.

Të enjten, banorja e cila ka pasur mundësinë të kontaktojë me një familjar të sajin ka qenë aktorja Olta Gixhari, e cila është telefonuar nga bashkëshorti i saj, Dori.

Lexo po ashtu "I urojmë ngushëllime familjes", Deamishel ia huq sërish në Big Brother VIP Albania

Ky i fundit e ka siguruar që jashtë është gjithçka në rregull, teksa e ka inkurajuar që të shkojë deri në finale.

I njëjti e ka kritikuar edhe për konfliktet e saj me Luizin, duke i thënë të mos merret me të, por të vazhdojë lojën e saj.

Lexo po ashtu E dashuruar brenda shtëpisë së BBVA, Lorenci e pyet me kë - Keisi përgjigjet: E kam përballë

“Çfarë pune ke ti me Luzin, ai nuk është produksioni. Ti mos u merr më të dhe vazhdo lojën tënde. Merre vetëm me fansa dhe jo më të”, ka thënë ai.

Menjëherë pas kësaj, produksioni e ka ndërprerë telefonatën. /Telegrafi/

Foto: Olta Gixhari/Instagram