Site icon Telegrafi

Çfarë kishte thënë Lukaku për lëvizjen e mundshme te Juventusi në vitin 2021

Romelu Lukaku duket afër kalimi te Juventusi, me skuadrën italiane të përgatitur për të bërë një ofertë shtesë prej 37.5 milionë euro plus 2.5 milionë euro për të nënshkruar me 30-vjeçarin nëse shesin Dusan Vlahovic.

Interi thuhet se është tërhequr nga negociatat kur mësoi se belgu po shqyrton edhe ofertën e Zonjës së Vjetër.

Në vitin 2021, sulmuesi premtoi se nuk do të nënshkruante kurrë për Zonjën e Vjetër dhe se vetëm Nerazzurët ishin si opsion për të në Itali.

Lexo po ashtu Interi tërhiqet nga gara për Lukakun, i lë derën e hapur për Juventusin

“Nëse Juventusi ose Milani do të më thërrasin në të ardhmen? Kurrë, kurrë”, kishte thënën ai në një intervistë për Sky Italia në atë kohë.

“Përsëri, kurrë. Nuk do të ndodhë kurrë”.

Lexo po ashtu Interi kontakton më në fund Lukakun, Nerazzurrët e cilësojnë 'thikë pas shpine' veprimin e sulmuesit

“Juventusi më donte para Interit, por kur Conte iu bashkua Interit, ishte prioriteti im t’i bashkohesha me ta. Në Itali, ka vetëm Inter për mua”, kishte potencuar Lukaku para dy vitesh.

Tani, belgu duket se do t’i përpijë fjalët e thëna, ndërsa eksperit i transferimeve, Fabrizio Romano raporton se Juventusi dhe Chelsea janë në negociata për të arritur marrëveshje para muajit gusht. /Telegrafi/

 

Exit mobile version