Telegrafi

Cassano: Ronaldo si Nadal, Messi sikur Federer

Antonio Cassano ka krahasuar Cristiano Ronaldon me Rafael Nadalin dhe Lionel Messin me Roger Federerin.

Ish-ylli i Real Madridit ka lëvduar dy superyjet, duke i krahasuar me yjet e tenisit.

Ronaldo kompletoi pak ditë më parë transferimin te Juventusi duke tërhequr vëmendjen e të gjithëve.

“Unë e dua Messin jo si kundërshtar të Ronaldos, por për shkak se në pikëpamjen time ai është më i miri i të gjitha kohëve dhe emocionet që ai më jep janë unike”.

“Nëse duhet që ta racionalizoj ose të ju bindi, atëherë ju lutem ma gjeni dikë që e udhëheqë topin dhe shënon në mënyrë konsistente si Messi”.

“Ronaldos nuk i mungon asgjë, por të jemi të qartë, kjo nuk është poenta ime. E dua tenisin. Cristiano është si Nadal, një atlet fantastik i ndërtuar me talent, por edhe upnë e dëshirë”.

“Messi është më shumë si Federeri. Është i tëri artistik dhe klas. Ata janë të ndryshëm dhe tash ju mund të preferoni njërin mbi tjetrin. Unë jam me Messin, pasi ai mund të bëjë diferencën edhe kur qëndron në qetësi, ai nuk ka nevojë fare për formë fizike”, deklaroi Cassano. /Telegrafi/