Iker Casillas ka kritikuar organizatorët e Topit të Artë pasi Lionel Messi fitoi çmimin për herën e shtatë në karrierë.
Argjentinasi mundi lojtarë si Robert Lewandowski dhe Jorginho për të marrë në shtëpi çmimin më të madh individual.
Superylli i PSG-së përfundoi mbi sulmuesin e Polonisë dhe Bayern Munichut, duke fituar 33 pikë më shumë se homologu i tij.
Por, vendimi për t’i dhënë 34-vjeçarit një tjetër Top të Artë nuk i pëlqeu legjendës së Real Madridit, Casillas.
Spanjolli kritikoi konceptin e çmimeve të futbollit në një postim në rrjetet sociale.
“Është gjithnjë e më e vështirë për mua të besoj në çmimet e futbollit”, shkroi ai në Twitter.
“Për mua, Messi, ai është një nga 5 lojtarët më të mirë në të gjithë historinë, por ju duhet të filloni të dini se si të katalogoni ata që janë më të shquarit pas një sezoni”.
“Nuk është aq e vështirë! Të tjerët e bëjnë të vështirë!”, përfundon shkrimi i tij.
Tifozët dhe kritikët menduan se Lewandowski e meritoi çmimin, pas një edicioni të jashtëzakonshëm për Bayernin. /Telegrafi/
Cada vez me cuesta más creer en esto de los premios del fútbol.Para mi,Messi,es uno de los 5 mejores jugadores de toda la historia pero hay que empezar a saber catalogar quiénes son los más destacados al cabo de una temporada. No es tan difícil puñeta!Lo hacen difícil otros! 🤦🏻♂️
— Iker Casillas (@IkerCasillas) November 30, 2021