Site icon Telegrafi

Carvajal tregon tri destinacionet e mundshme pas largimit nga Real Madridi

Veterani i Real Madridit, Dani Carvajal është një pretendentë i jashtëm për Topin e Artë këtë vit, dhe 32-vjeçari ka menduar se ku mund të shkojë pas largimit nga Los Blancos.

Me përjashtim të një sezoni të vetëm në Bayer Leverkusen, Carvajal e ka kaluar të gjithë karrierën e tij në Real Madrid dhe është i dyti në listën e kapitenëve pas Luka Modric.

Duke folur ndërsa ishte në kampin e Spanjës, Carvajal u pyet nëse vendimi i Toni Kroos për të varur çizmet e tij vetëm dy vjet më i madh se ai, e ka shtyrë atë të mendojë për këtë.

“Kam kontratë deri në verën e ardhshme. Për momentin nuk po mendoj të pensionohem. Unë flas për këtë me familjen time: dua të shijoj çdo lojë, çdo seancë stërvitore. Me kalimin e viteve, ti e kupton se duhet t’i japësh më shumë vlerë çdo momenti dhe ta shijosh atë”, ka thënë fillimisht Carvajal për The Athletic.

“Marrëdhënia që kam me klubin është shumë transparente, shumë e qartë. Nëse të dyja palët bien dakord të vazhdojnë, shpresoj të qëndroj këtu për shumë vite”.

Megjithatë, ai nuk do të luajë kundër Los Blancos në Ligën e Kampionëve, pasi ai nuk ishte kundër idesë së kalimit në Major League Soccer në ShBA-ve.

“Është një mundësi. Kur vendos të mos jem në Real Madrid, nuk do të luaj në Evropë dhe alternativat janë shumë të reduktuara”.

“Pikërisht, do të ishte një nga këto tre opsione”, vuri në dukje ai, duke iu përgjigjur Shteteve të Bashkuara, Arabisë Saudite ose Katarit si destinacione të mundshme. /Telegrafi/

Exit mobile version