Site icon Telegrafi

Capello zbulon planet e Mourinhos: Ai kërkoi dy mbrojtës gjatë verës

Fabio Capello - Jose Mourinho (Photo by Clive Rose/Getty Images/Guliver)

Ish-trajneri i Anglisë, Fabio Capello ka zbuluar se trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, foli me të për planet e transferimeve të tij mbrojtëse këtë verë.

Capello ka hapur një diskutim që kishte me Mourinhon në konventën e trajnimeve të UEFA-s muajin e kaluar për lojtarët që donte të rekrutonte.

Sipas trajnerit të njohur italian, Mourinho i kishte thënë se dëshiron dy qendërmbrojtës të ri për të përmirësuar skuadrën.

Lexo po ashtu Tetë qendër mbrojtësa në objektivat e Unitedit: Prej Skriniarit deri te Romagnoli

“Këtë verë në një takim të trajnerëve kam takuar Mourinhon”, ka thënë fillimisht Capello për Sky Calcio Live.

Milan Skirniar (Getty Images)

“Ai po kërkonte dy mbrojtës: Njëri ishte [Milan] Skriniar dhe tjetri ishte [Kalidou] Koulibaly”.

Kalidou Koulibaly (Getty Images)

Koulibaly nënshkroi kushtet e reja me Napolin në fillim të këtij viti dhe vështirë se mund të largohet nga San Paolo.

Lexo po ashtu Milan Skriniar: United më kërkojë, jam krenar që Interi refuzojë ofertën

Mbrojtësi i Interit, Skriniar pranoi muajin e kaluar se Unitedi kishte qenë në kontakt me një lëvizje të mundshme, por sllovaku vendosi t’i refuzojë.

“Jam i kënaqur që ata janë të interesuar për mua, por Interi vendosi t’i refuzojë, kështu që nuk mund të them asgjë më shumë për këtë. Megjithatë, jam i kënaqur”, kishte thënë Skriniar. /Telegrafi/

Exit mobile version