Antonio Candreva këmbëngul se edhe pse lidhjet e tij me Chelsean janë të këndshme, nuk ka absolutisht asgjë në to dhe anësori italian është krenar dhe i lumtur që luan për Interin.
Raportet e mediave të dielën dolën se Candreva ishte duke u rreshtuar për një tjetër transferim të propozuar në Chelsea, ku ai do të bashkohej me ish-trajnerin e tij te kombëtarja e Italisë, Antonio Conte.
Megjithatë, 30-vjeçari ka mohuar diçka të tillë në mediat italiane, ku ka thënë se është i lumtur dhe krenar që luan me fanellën e Interit.
“Unë jam krenar që kam veshur këtë fanellë, jam blerë në një projekt të rëndësishëm këtu dhe jam i lumtur që jam këtu”, ka thënë fillimisht Candreva për Calciomercato.it.
“Kjo fanellë ka një histori të rëndësishme, e cila nderohet sa herë që e vesh”.
“Lidhjet me Chelsean janë të këndshme, por deri tani nuk ka pasur asgjë deri më tani. Klubi do të kujdeset për ofertat që mund të vijnë”, përfundoi italiani. /Telegrafi/