Site icon Telegrafi

Cahill po largohet nga Chelsea, por jo edhe nga Liga Premier

Arsenali është duke tentuar që ta transferojë në këtë verë kapitenin e Chelseat, Gary Cahill. 33-vjeçari do të jetë i lirë në këtë afat kalimtar, pasi kontrata e tij skadon në fund të këtij muaji.

Anglezi kaloi tetë vite te Blutë, mirëpo 90min raporton se rivalët nga veriu i Londrës po tentojnë t’i marrin shërbimet e tij në këtë afat kalimtar.

Cahill si lojtar i lirë ka marrë vëmendjen edhe të disa klubeve nga Italia, Spanja, Kina dhe Amerika, mirëpo duket se e dëshiron qëndrimin në Ligën Premier.

Gary Cahill (Foto: Mike Hewitt/Getty Images/Guliver)

Por, ‘The Gunners’ janë duke e shikuar mundësinë e nënshkrimit të një kontrate njëvjeçare me 33-vjeçarin, e që mund ta bëjë paksa të vështirë marrëveshjen.

Lexo po ashtu Super formacioni me 11-të yje që mund të transferohen falas këtë verë

Në garë për transferimin e Cahillit thuhet se është edhe West Ham Unitedi me Aston Villën, derisa Arsenali është lider i garës.

Për dallim nga Topçinjtë, dy rivalët e tjerë të Chelseat i ofrojnë mbrojtësit anglez vendin e titullarit në skuadër, por edhe një kontratë mbi dyvjeçare. /Telegrafi/

Exit mobile version