Telegrafi

Cahill i ofrohet Interit dhe Romës

Gary Cahill gjatë ndeshes Chelsea dhe Vidi FC (Foto: Mike Hewitt/Getty Images/Guliver)

Pasi bisedimet me Milanin dështuan, raportohet se tani Gary Cahill i është ofrtuar Interit dhe Romës.

33-vjeçari do të jetë pakontratë në fund të sezonit dhe ai nuk është pjesë e planëve të Maurizio Sarrit.

Anglezi ka qenë duke negociuar për një kalim te Milani, po duket se tani kjo i përket të kaluarës pasi palët nuk kanë gjetur një gjuhë të përbashkët. Gjithashtu Rossonerët u fokusuan në yllin tjetër të Chelseat, Cesc Fabregas.

Cahill në ndeshjen ndaj PAOK-ut në Ligën e Evropës (Foto: Richard Heathcote/Getty Images/Guliver)

Sipas TuttoMercatoWeb, agjentët e Cahillit e shikojë Serie A si një pistë të mirë për të ardhmen e klientit të tyre dhe kështu ia kanë propozuar lojtarin Interit dhe Romës.

Zikaltrit tashmë në bankën rezervë kanë Andrea Ranocchian dhe në rast se Joao Miranda nuk largohet, mbrojtësi i Chelseat vështirë se do kishte vend në skuadrën e Luciano Spallettit për ndonjë ndeshje.

Lexo po ashtu Fekir heziton të vazhdon kontratën, Chelsea e Bayern përgatisin ofertat për francezin

Te Roma ka më shumë mundësi pasi blerja e verës Ivan Marcano pritet të largohet drejt Spanjës.

33-vjeçari është pjesë e Chelseat që tetë sezone, ku në 289 paraqitje ka shënuar 25 gola. /Telegrafi/