Telegrafi

Cafu tregon çfarë i mungon Milanit në garën për titull

(Foto: UOL)

Ish-mbrojtësi i Milanit, Cafu, ka thënë se Rossonerëve u mungon lideri që mund t’i ndihmojë skuadrës ta fitojë titullin e Serie A.

Lideri i kampionatit italian ka regjistruar dy barazime radhazi (ndaj Bologna dhe Torino) duke dështuar të shënojë gol në dy ndeshje radhazi për herë të parë që nga shkurti i vitit të kaluar dhe njëherësh i ka lejuar rivalët që t’i afrohen.

Përkundër prezencës së karizmatikut Zlatan Ibrahimovic, Cafu beson se Milanit i mungon lideri i vërtetë në skuadër.

(Foto: Instagram/iamzlatanibrahimovic)

“Atyre u mungon lideri, dikush që mund t’i bindë lojtarët se mund ta fitojnë vërtet Scudetton”, ka thënë legjenda braziliane për programin televiziv italian, Tiki Taka.

Lexo po ashtu Cafu: Milani është favorit në garën për titull në Serie A

“Milani pati një epërsi të madhe. Tash është reduktuar në vetëm dy pikë. Vetëm gjashtë më shumë se Juventusi në vend të katërt. Ata janë ngadalësuar, nuk mund të dorëzohen sepse futbolli italian është shumë i shpejtë, nëse ndalen, skuadrat tjera do të arrijnë”, ka shtuar 51-vjeçari.

Rossonerët kanë 68 pikë në krye të tabelës, dy pikë më shumë se Interi (me një ndeshje më pak të zhvilluar) dhe Napoli në garën për titullin e Serie A. Matematikisht mbetet në garë edhe Zonja e Vjetër që ka 62 pikë, gjashtë më pak se lideri. /Telegrafi/