Chelsea është gati të nisë një ofertë për portierin e Stoke Cityt, Jack Butland.
Blutë e Londrës janë të interesuar të përforcojnë skuadrën e tyre për sezonin e ri pas marrjes së drejtimit nga trajneri italian Maurizio Sarri.
Sipas The Mirror, Real Madridi ka për qëllim transferimin e Thibaut Courtois dhe kjo mund të bëjë që Chelsea të vihet pas një portieri të ri.
Ky medium thekson se Chelsea nuk do të lejojë që portieri belg, i cili është i etur të largohet, të ikë nga Stamford Bridge deri sa të ketë nënshkruaj një zëvendësim.
Portieri i Stoke Cityt, Butland është emëruar si një kandidat potencial, pasi Everton janë të vendosur të rezistojnë çdo oferte për heroin e ri të Anglisë, Jordan Pickford.
Në të vërtetë, Everton pritet t’i ofrojë Pickfordit një kontratë të re para fillimit të sezonit për të zgjidhur të ardhmen e tij.
Përveç Pickfordit dhe Butlandit, klubi londinez është lidhur edhe me një transferim të portierit të Barcelonës, Jasper Cillessen.
Në anën tjetër, Blutë tashmë kanë nënshkruar me 38-vjeçarin Roberto Green, i cili pritet të jetë portieri i tretë në sezonin e ri. /Telegrafi/