Juventusi dhe Atletico Madrid thuhet se po mbajnë nën vëzhgim situatën e talentit anglez të Arsenalit, Bukayo Saka.
20-vjeçari është shfaqur si njëri nga lojtarët më të rëndësishëm të Arsenalit nën urdhrat e trajnerit Mikel Arteta.
Ai gjithashtu luajti një rol instrumental te kombëtarja e Anglisë duke arritur në finalen e Euro 2020 verën e fundit.
Loja e mirë në disa pozita, me asistime dhe gola janë vënë re në të gjithë Evropën nga klubet elitare.
Sipas mediumit italian Calciomercato, anglezi Saka po vëzhgohet nga Juventusi dhe Atletico Madridi.
Sidoqoftë, Topçinjtë do të ishin shumë ngurrues për të shitur lojtarin e tyre të dalë nga akademia dhe për këtë arsye do t’i bashkëngjitnin një çmim të lartë emrit të tij.
Saka nënshkroi një kontratë të re me Arsenalin vetëm korrikun e kaluar dhe besohet të jetë rehat në veri të Londrës. /Telegrafi/