Gigi Buffon emëroi heronjtë e tij sportivë dhe shpjegoi pse Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo janë Roger Federer dhe Rafa Nadal i futbollit.
Portieri i Juventusit foli për revistën La Gazzetta dello Sport për figurat më të mëdha të sportit, përfshirë kampionen e notit Federica Pellegrini.
“Në krye të listës është pa dyshim Alex Zanardi. Pak do të ishin kthyer siç ishin, edhe pa këmbë. Ai na mëson rëndësinë e mendjes, pasi kjo rregullon gjithçka”.
“Edhe me vështirësitë e aftësisë së kufizuar, të kesh një mendje aktive, të krijosh objektiva, që të ndihmon të jetosh jetën me një entuziazëm të madh”.
Zanardi ishte një shofer i Formula 1, por një përplasje shkatërruese në vitin 2001 e detyroi atë që të amputoj dy këmbët e tij.
Ai vazhdon të garojë me vetura të vogla (para-çikliste), por gjithashtu është bërë fitues i medaljes së artë në këtë kategori.
Buffon vazhdoi të tregoj idhujt e tij të radhës, me disa krahasime mjaft të qarta midis tenisit dhe futbollit.
“Federer është klas i pafund, ndërsa Nadal është këmbëngulje, djersë dhe gjithashtu talent, përndryshe nuk mund të fitosh të gjitha Grand Slams që ai arriti”.
“Puna e palodhur e Nadal dhe dëshira e vazhdueshme për të përmirësuar veten e lejuan atë të ishte në një vijë me tenistin më të talentuar në histori”.
“Krahasimi është i qartë dhe më bën të buzëqesh, pasi Leo Messi është Federer, ndërsa Cristiano Ronaldo është si Nadal”, përfundoi italiani. /Telegrafi/