Site icon Telegrafi

Britania e Madhe ndalon eksportet drejt Rusisë

Britania e Madhe nga njëra anë vendosi një ndalim të eksporteve në Rusi në të gjithë sektorin e shërbimeve, nga ana tjetër 63 individë dhe institucione ruse iu shtuan listës së sanksioneve.

Qeveria britanike njoftoi se me këto vendime, qasja e Rusisë në shërbimet e konsulencës së menaxhimit, kontabilitetit dhe marrëdhënieve me publikun e Britanisë së Madhe do të ndërpritet.

Duke bërë një deklaratë mbi këtë temë, Ministrja e Jashtme britanike, Liz Truss tha se ka përfunduar koha kur bënim biznes me regjimin e Putinit, raporton theguardian.

Lexo po ashtu Këto janë gjashtë pakot e sanksioneve ekonomike që BE-ja i ka vendosur deri më tani ndaj Rusisë

“Ndërsa të bësh biznes me regjimin Vlarimit Putinit ka përfunduar moralisht, vazhdimi i tij ndihmon gjithashtu në financimin e makinës së luftës që shkakton dhimbje në të gjithë Ukrainën. Ndërprerja e marrëdhënieve të Rusisë me shërbimet e Britanisë do të shkaktojë më shumë presion mbi Kremlinin, gjë që do ta bëjë Putinin të dështojë në Ukrainë”.

Theksojmë se Bashkimi Evropian i ka vendosur sanksione të reja shtetit rus dhe disa prej oligarkëve që mbështetin Putinin.

Ndryshe, presidenti amerikan, Joe Biden ka deklaruar sot se SHBA-ja do të vendos sanksione shtesë për Rusinë. /Telegrafi/

Exit mobile version