Site icon Telegrafi

Britania dërgon rreth 8 mijë ushtarë në Evropën Lindore

Rreh 8 mijë trupa të ushtrisë britanike do t’i bashkohen një sërë stërvitjesh përreth Evropës Lindore gjatë kësaj vere, që po konsiderohet si dislokimi më i madh që nga Lufta e Ftohtë.

Stërvitjet ushtarake janë planifikuar kohë më parë, ndërsa shkalla e stërvitjeve është zgjeruar që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Ukraina planifikon sot nisjen e një operacioni, për nxjerrjen e civilëve nga fabrika e çelikut në Mariupol

Në anën tjetër, Sekretari britanik i Mbrojtjes, Ben Wallace, e ka përshkruar këtë lëvizje si “solidaritet dhe fuqi”.

Ushtarët britanikë do t’i bashkohen forcave të vendeve të NATO-s, si dhe atyre jo anëtare siç është Finlanda dhe Suedia. /Telegrafi/

Exit mobile version