Sandro Tonali është talenti më premtues italian.
Mesfushori i talentuar ishte lojtari kryesor i Brescias në Serie B edicionin e kaluar dhe e ka nisur për mrekulli aventurën e tij edhe në Serie A.
19-vjeçari falë paraqitjeve të mira ka zgjuar interesimin e shumë skuadrave të mëdha evropiane.
Manchester United, Borussia Dortmund, Paris Saint Germain e Chelsea janë vetëm disa nga klubet e njohura që e duan atë.
Por Calciomercato ka zbuluar se në afatin kalimtar të verës, presidenti i Brescias, Massimo Celino ka refuzuar katër oferta nga skuadrat e mëdha italiane për xhevahirin e klubit të tij.
Juventus, Inter, Roma dhe Milan kishin bërë oferta për yllin italian, por që u refuzuan ato.
Inter e Juventus kishin ofruar nga 20 milionë euro si dhe huazimin e Tonalit te Brescia për një edicion.
Në anën tjetër Roma e Milan kërkuan menjëherë ta kishin në skuadër, por edhe pse ofertat e këtyre dy skuadrave ishin më të larta se 25 milionë ato janë refuzuar.
Celino shpreson që me paraqitjet e mira të Tonalit në Serie A, në verën e vitit 2020 ta shes atë për një shumë rreth 50 milionë euro. /Telegrafi/