Telegrafi

Brenda Ligës Premier interesohen për Maguiren dhe McTominayn

Sipas  asaj që raporton The Independent, West Ham United dëshiron të transferojë Harry Maguire në formë huazimi dhe Scott McTominay si transfer permanent këtë verë.

Hammers së fundmi humbën Declan Rice nga Arsenali dhe kërkojnë që dikush ta zëvendësojë atë në mesfushë.

Sa i përket Maguires, ata po shohin më shumë një opsion të përkohshëm, duke pasur parasysh rënien e tij në vlerë, për të shtuar një mbulesë në pjesën e pasme.

Lexo po ashtu Përse Manchester United nuk po mund ta shesë Maguire

The Independent shton se Manchester United nuk po kërkon ta lërë Maguiren të largohet si huazim, duke e bërë këtë një skenar të pamundur.

Ata preferojnë një transferim të përhershëm, pasi ai tani është qendërmbrojtësi i katërt.

Megjithatë, klubi është i hapur për të shitur McTominay me shpresën për të mbledhur më shumë fonde për transferime të mundshme. /Telegrafi/