Këngëtari Blero Muharremi njihet për postimet e tij kontraverse kur vjen puna te futbolli.
Ai ka bërë një postim tjetër kontravers duke u tallur me Cristiano Ronaldon.
Një fëmijë që ngarend dhe shkon pas Messit, të cilin ky e kap në dorë, është shndërruar në montazhë me fytyrë të Ronaldos, shkruan Telegrafi.
Këtë e ka shfrytëzuar Blero për të bërë shaka, duke e quajtur Ronaldon “sugari i Messit”, apo “më i vogli i Messit”.
Kjo ka nxitur reagime nga tifozët shqiptarë të Cristiano Ronaldos, të cilët e vlerësuan postimin e Bleros si inat të madh të tij ndaj portugezit për shkak se Messi nuk e fitoi Topin e Artë sivjet. /Telegrafi/