Telegrafi

Bisedimet kanë nisur tanimë, Messi ka vendosur për klubin e ri dhe nuk është as Barcelona e as PSG

Lionel Messi vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes për të ardhmen e tij.

Sulmuesi argjentinas është futur në vitin e fundit të kontratës me Paris Saint Germain dhe ende nuk ka vendosur nëse do ta vazhdoj atë ose jo.

35-vjeçari u largua nga Barcelona në vitin 2020 në drejtim të PSG-së duke nënshkruar një kontratë dy vjeçare me klubit francez.

Pas një sezonit të vështirë debutues në Parc de Princes, Messi këtë sezon është duke kaluar nëpër një formë fantastike ku ka shënuar 12 gola e ka asistuar në 13 të tjerë në 17 ndeshje.

Me argjentinasin që është në vitin e fundit të kontratës, spekulimet për të ardhmen e tij sa vijnë e shtohen, derisa e ardhmja e tij mbetet e paqartë nëse do të jetë në Paris, Barcelonë ose MLS.

Duket se opsioni i tretë është më i mundshëm, pasi raportohet se Inter Miami është në ‘pole position’ për të nënshkruar me shtatë herë fituesin e Topit të Artë.

The Athletic pretendon se klubi amerikan i MLS , i cili është në bashkëpronësi nga David Beckham dhe menaxhohet nga Phil Neville, janë gjithnjë e më të sigurt për nënshkrimin e Messit pas diskutimeve me yllin argjentinas gjatë disa viteve.

“Jorge dhe Jose Mas, vëllezërit që zotërojnë Inter Miami së bashku me Beckham, po udhëheqin negociatat dhe takime të shumta janë zhvilluar me babanë e Messit, Jorge”, raportoi David Ornstein i The Athletic .

Duket se Messi ka vendosur për të ardhmen e tij, derisa nga janari ylli argjentinas është i lirë të nënshkruajë me një klub tjetër. /Telegrafi/