Ylli i Manchester Cityt, Bernardo Silva e ka krahasuar shokun e tij të skuadrës, Kevin de Bruyne me yllin e Real Madridit, bashkëkombësin e tij Cristiano Ronaldo.
Bernardo Silva luan me Ronaldon për kombëtaren e Portugalisë, ndërsa me De Bruynen tek gjiganti anglez, Manchester City.
Por sipas tij, të dy lojtarët janë të mahnitshëm pasi kanë cilësi të pabesueshme për ta ndryshuar lojën, edhe pse luajnë në pozita të ndryshme.
“Ata janë dy lojtarë të mahnitshëm dhe bëjnë diferencën për ekipin”, ka thënë fillimisht Bernardo Silva për The Sun.
“Ata janë një frymëzim. Cristiano ka cilësinë e shënimit të golave në çdo ndeshje, të shënoj rregullisht dhe për të hapur ndeshjet”.
“Kevin gjithashtu, me kalimet e tij, asistime e tij dhe mënyrën se si gjithmonë e vë topin në pozicionin e duhur”.
“Ata janë lojtarë të ndryshëm në pozicione të ndryshme dhe kanë cilësi të ndryshme, por të dy janë të mahnitshëm dhe është kënaqësi të luash me të dy”.
“Lojtarët më të mëdhenj janë ata që mund të ndryshojnë ndeshjet, jo vetëm llojin e lojës kundër Stoke, por edhe të ngushtë si në Chelsea. Ishte 0-0 dhe ai bëri diferencën duke shënuar golin e rëndësishëm për të fituar ndeshjen”, përfundoi portugezi. /Telegrafi/