Afati i transferimeve të janarit ka filluar sot (e shtunë) dhe tashmë klubet janë bërë gati për shitjet apo blerjet që pritet t’i përfundojnë gjatë këtij afati dimëror.
Për disa klube, do të jetë një muaj i qetë, me drejtuesit në dukje të kënaqur me atë që kanë aktualisht në dispozicion.
Ekipet e tjera mund të vendosin të zhyten në tregun e transferimeve për të forcuar skuadrën e tyre, ndërsa disa mund ta përdorin gjithashtu si një mundësi për të larguar lojtarë që nuk janë më të nevojshëm, gjë që mund të gjenerojë disa fonde për afatet e ardhshme të transferimeve.
Ata në grupin e fundit janë operatorë të zgjuar, duke shfrytëzuar çdo shans që kanë për të bërë një fitim.
Por, cilat klube kanë përfituar më shumë nga transferimet që nga fillimi i mijëvjeçarit apo më saktë nga sezoni 2000/01?
Sipas faqes së specializuar të transferimeve dhe statistikave Transfermarkt, është një ekip që qëndron kokë e këmbë mbi pjesën tjetër në futbollin botëror në këtë kategori.
Bëhet fjalët për klubin portugez, Benfica që ka bërë një fitim prej 628 milionë euro që nga viti 2000, me Joao Felix dhe Ruben Dias vetëm dy nga lojtarët që kanë shitur më shtrenjtë gjatë kësaj periudhe.
Një tjetër skuadër e Superligës së Portugalisë zë vendin e dytë në listë, pasi Porto ka bërë 564 milionë euro fitime duke shitur lojtarë si James Rodriguez dhe Hulk gjatë dekadës së fundit.
Ndoshta çuditërisht, Ajaxi është klubi i radhës pasi ata kanë qenë shumë të lumtur për të larguar disa nga të rinjtë më të zgjuar që kanë dalë nga akademia e tyre, duke përfshirë Matthijs de Ligt dhe Frenkie de Jong në kohët e fundit.
Francezët e Lille dhe italianët e Udineses përbëjnë pesëshen e parë, ndërsa pas tyre renditen klube nga Amerika e Jugut, me katër klube braziliane dhe dy argjentinase që përfshihen brenda top 15-shit.
Sigurisht, tifozët do të preferonin të shihnin ekipin e tyre të fitonte më shumë në fushë sesa të fitonin para prapa skenave.
Megjithatë, një numër i këtyre klubeve kanë fituar edhe trofe, duke dëshmuar se modeli i tyre po funksionon dhe se suksesi në dhe jashtë fushës në të njëjtën kohë është sigurisht i arritshëm.
Klube që kanë fituar më shumë nga transferimet që nga sezoni 2000/01
1.Benfica – 628 milionë euro fitime
2.Porto – 564 milionë euro fitime
3.Ajax – 416 milionë euro fitime
4.Lille – 358 milionë euro fitime
5.Udinese – 355 milionë euro fitime
6.River Plate – 325 milionë euro fitime
7.Santos – 293 milionë euro fitime
8.Sao Paolo – 283 milionë euro fitime
9.Sporting Lisbona – 275 milionë euro fitime
10.RB Salzburg – 269 milionë euro fitime
11.Dinamo Zagreb – 265 milionë euro fitime
12.Internacional – 255 milionë euro fitime
13.Boca Juniors – 236 milionë euro fitime
14.Braga – 220 milionë euro fitime
15.Cruzeiro – 204 milionë euro fitime
/Telegrafi/