Telegrafi

“Belotti nuk vlen 100 milionë euro, aq vlejnë vetëm Messi dhe CR7”

Sipas mesfushorit boshnjak të Juventusit, Miralem Pjanic, klauzola e lirimit të Andre Belottit është e ekzagjeruar pasi nuk vlen aq.

Ylli i padiskutueshëm i skuadrës Granata është Belotti, i cili ka një klauzolë lirimi prej 100 milion euro në kontratën e tij.

Megjithatë, sipas mesfushorit boshnjak të Juventusit, Pjanic, sulmuesi italian nuk vlen kaq sa e ka klauzolën.

Lexo po ashtu Torino refuzon 70 milionë euro dhe dy lojtarë të ofruar nga Milani për Belottin

“Ai pati një sezon të mirë, por 100 milionë euro është një shifër e madhe. Është shumë”, ka thënë fillimisht Pjanic për La Stampa.

“Është veçanërisht e madhe kur mendoni se Cristiano Ronaldo ka këtë vlerë dhe shënon dy ose tre gola në ndeshje”.

Ylli i Juventusit, Miralem Pjanic

“Ka vetëm dy lojtarë në atë nivel: Cristiano Ronaldo dhe Leo Messi. Pas tyre, tregu vetëm se është prishur plotësisht”, përfundoi boshnjaku.

Ndryshe, Juventusi dhe Torino do ndeshen nesër (e shtunë) mes vete në derbin lokal në ndeshjen e cila zhvillohet nga ora 20:45 në Juventus Stadium. /Telegrafi/