Nëse ju pëlqen apo jo, gjeneratat e viteve ’90 dhe TikTok , në veçanti, po vendosin shumë trende të modës tani.
Nga trendet e dikurshme super të lezetshme deri te trendet e karantinës, ka shumë për t’u frymëzuar në platformën më të fundit të rrjeteve sociale.
Duke dalë tashmë si një nga trendet më të mëdha të aksesorëve Pranverë / Verë 2021, unazat akrilike të holla janë parë duke zbukuruar gishtat e personave të famshëm në TikTok.
@jacquiealexander_
Të zhytura në nostalgji, këto unaza janë me ngjyra të ndezura, lozonjare dhe të kujtojnë shumë vitet e ’90.
Me përmasa të mëdha, shpesh të mbuluara me gurë të çmuar ose pjesë metalike, nuk ka asgjë delikate në këtë trend.
Bella Hadid është padyshim një nga adhurueset më të mëdha të unazës plastike, me Dua Lipa, Eris Baker dhe Brittany Xavier gjithashtu duke eksperimentuar me trendin në duar. /Telegrafi/