Janë bërë matjet zyrtare para një prej dueleve më të mëdha të këtij viti në boksin botëror mes Anthony Joshuas dhe Joseph Parkerit.
Joshua, ashtu siç është pritur peshon më shumë se sa kundërshtari i tij, por përgatitjet intensive të gjashtë muajve të fundit që ai ka zhvilluar nuk kanë kaluar pa u vërejtur.
Joshua peshon 109 kilogram, që është pesha e tij më e lehtë që nga viti 2014.
Parker pritet të shfrytëzojë me këtë rast edhe shpejtësinë e tij në raport me Joshuan, i cili pikërisht për shkak të peshës do të ketë fuqinë më të madhe në grushtat e tij.
Britaniku ka punuar intensivisht që të zvogëlojë diferencën në peshë me Parkerin në mënyrë që të ketë shpejtësinë ndaj një kundërshtari tejet të qëndrueshëm dhe të papërshtatshëm.
Dueli Joshua vs Parker pritet të zhvillohet të shtunën në ora 23:00 sipas kohës tonë.
Kjo përballje zhvillohet në Principality Stadium të Cardiffit, e ashtu si para ndeshjes me të gjitha detajet, Telegrafi Sport do t’iu mbajë të informuar me të gjitha detajet gjatë dhe pas ndeshjes. /Telegrafi/
LIVE | Watch the Joshua v Parker plus full undercard weigh in #JoshuaParker https://t.co/D0nv32s0Jr
— Matchroom Boxing (@MatchroomBoxing) March 30, 2018