Telegrafi

Befason Tyson Fury, e motivon Joshuan për t’u rikthyer

Tyson Furry (Foto: Harry How/Getty Images/Guliver)

Tyson Fury konsiderohet si një prej rivalëve më të mëdhenj të Anthony Joshuas, mirëpo pas humbjes së tashmë ish-kampionit të unifikuar, ai i ka dalë në mbështetje bashkëkombësit të tij.

AJ pësoi humbjen e parë në karrierë duke u rrëzuar katër herë në mënyrë shokuese nga Andy Ruiz Jr. dhe në këtë mënyrë i humbi titujt WBA, WBO dhe IBF në kategorinë e peshave të rënda.

Lexo po ashtu Këtë askush nuk e kishte pritur! Ruiz e rrëzon katër herë Joshuan dhe ia rrëmben titujt

Derisa Deontay Wilder ka thënë se Joshua nuk ka qenë asnjëherë një kampion i vërtetë, Fury është munduar ta ngushëllojë Anthonyn pas kësaj humbjeje.

“Kemi rëniet dhe ngritjet tona, por Anthony Joshua i ka ndryshuar yjet e tij gjatë jetës”.

“Në kategorinë e peshave të rënda ndodhin gjëra të këtilla. Pusho, rikuperohu, rigrupohu dhe rikthehu sërish”, ka shkruar Fury në Twitter.

Tani janë kalkuluar edhe fitimet e para të mundshme, Joshua ka fituar një mal me pare përkundër se humbi, por as Ruiz nuk mbeti keq nga ana financiare prej këtij dueli, detajet dhe shifrat. /Telegrafi/

Andy Ruiz Jr e rrëzoi katër herë Anthony Joshuan (Foto: Al Bello/Getty Images/Guliver)