Site icon Telegrafi

Bebe Rexha publikon fotografitë e zhveshura të Ritës dhe Duas në Instagram: Vajzat shqiptare po marrin gjithçka

Të gjithë shqiptarët janë krenarë me këngëtaret shqiptare të suksesshme nëpër botë.

Rita Ora, Dua Lipa, Bebe Rexha e Era Istrefi janë ato të cilat ia dolën që muzikën dhe talentin e tyre ta dëshmojnë një arenë më të gjerë, siç është ajo arena ndërkombëtare.

Lexo po ashtu Dua pyetet se a do të bënte bashkëpunim me Ritën, Erën dhe Bebe Rexhën: Nëse do gjejmë kohë, pse jo?

Përveç talentit, ato shquhen edhe për pamjen e tyre tërheqëse, e ndërsa janë të ndjekura nga miliona fansa në Instagram.

Ditë më parë, këngëtarja Dua Lipa publikoi një fotografi në Instagram, ku shfaqej vetëm në bikini teksa pozonte para pasqyrës.

Lexo po ashtu Dua Lipa e nis mëngjesin me një fotografi provokuese, shfaq trupin në të brendshme

Ndërkohë, së fundmi është Rita Ora ajo e cila ka pozuar nudo për revistën e njohur “Clash”.

Lexo po ashtu Rita Ora 'godet' sërish, pozon nudo në kopertinën e revistës "Clash"

Të gjitha këto imazhe nudo dhe provokuese e kanë bërë shumë krenare patrioten tjetër të famshme, Bebe Rexhën.

Kjo e fundit publikoi në InstaStory fotografitë e dy kolegeve të saj, ndërsa shkruante se është shumë krenare, megjithëse iu drejtohet me një gjuhë aspak të mirë.

Foto: Bebe Rexha/InstaStory

“Unë dua të them që ‘bushtrat’ shqiptare po e marrin të gjithën”, ka shkruar Rexha, referuar faktit se artistet Lipa dhe Ora po marrin vëmendje në gjithë botën me paraqitjet e tyre.

Foto: Bebe Rexha/InstaStory

“Të nxehta dhe të talentuara, fuqia e vajzave”, ka shkruar Bebe Rexha më tej.

Foto: Bebe Rexha/InstaStory

E njëjta ka publikuar fotografitë provokuese të Ritës dhe Duas në InstaStory.

Foto: Bebe Rexha/InstaStory

Kujtojmë që Bebe Rexha është mike shumë e mirë e të dyjave, ndërsa Dua dhe Rita nuk janë takuar asnjëherë me njëra-tjetrën – ndonëse mediat shkruajnë për një përçarje mes tyre, vet artistet në disa deklarata kanë thënë se kanë respekt për njëra-tjetrën. /Telegrafi/

Bebe Rexha (Foto: Phillip Faraone/Getty Images/Guliver)
Exit mobile version