Bayern Munich është në kërkim të një sulmuesi anësor dhe deri më tani nuk kanë arritur të transferojnë ndonjë yll për këtë pozitë.
Kampionët në fuqi të Gjermanisë po insistojnë për Leroy Sanen, por pa arritur ndonjë marrëveshje me Manchester Cityn.
Bavarezët kanë mundur që në vitin 2014 të marrin një anësor mjaftë të mirë, i cili sot vlerësohet ndër sulmuesit më të mirë në botë.
Fjala është për sulmuesin e Liverpoolit, Sadio Manen, ku Bayerni e kishte në dorë sa ishte senegalezi pjesë e Red Bull Salzburg.
Këtë gjë për Bild e ka konfirmuar edhe presidenti i Bayernit, Karl Heinz Rummenige.
“Ne kishim interes për Manen dhe mund ta transferonim, por disi nuk funksionoi. Ai pastaj kaloi te Southampton e tani në Liverpool”, deklaroi Rummenigge.
Pasi nuk arriti të transferohej te Bayerni, Mane iu bashkua në vitin 2014 skuadrës angleze Southampton për 21 milionë euro, ndërsa dy vite më vonë u transferua te Liverpooli për 41 milionë. /Telegrafi/