Telegrafi

Bayern Munichu i hapur për shitjen e Tolissos, shtatë klube evropiane e duan francezin

Mesfushori francez, Corentin Tolisso mund të largohet këtë verë nga Bayern Munichu, pasi klubi gjerman është gati ta shesë atë.

Bavarezët pritet të bëjnë shumë ndryshime gjatë verës dhe ndryshimi i trajnerit nuk do të jetë risia e vetme.

Drejtuesit e klubit gjerman po mendojnë edhe largimin e shumë lojtarëve, të cilët nuk po kanë vazhdimësi dhe kanë dështuar të tregojnë vlerat e plota.

Lexo po ashtu Flick e konfirmon: Tolisso ka pësuar dëmtim të rëndë dhe është operuar

Njëri nga ta është edhe mesfushori francez, Tolisso, i cili ka qenë i penalizuar shumë edhe nga lëndimet e shpeshta.

Sipas mediumit gjerman Kicker, Bayerni është i përgatitur të dëgjojë ofertat për Tolisson këtë verë.

Fituesi i Kupës së Botës ka luftuar me dëmtime, por thuhet se ka tërhequr interes nga shumë klube të njohura evropiane.

Tolisso pëlqehet nga Juventusi, Interi dhe Napoli në Serie A, Atletico Madrid në La Liga dhe Arsenal, Manchester United dhe West Hami në Ligën Premier. /Telegrafi/