BE-ja ka rihapur ambasadën e saj në kryeqytetin e Ukrainës, pasi e kishte mbyllur përkohësisht për ta zhvendosur në Poloni si pasojë e pushtimit rus në Ukrainë.
Planet fillimisht u konfirmuan nga shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, transmeton Telegrafi.
Tani, Matti Maasikas, kreu i delegacionit të BE-së në Ukrainë, ka postuar imazhin e flamurit të BE-së duke valëvitur sërish në Kiev.
First things first. pic.twitter.com/DwVtX8FE06
— Matti Maasikas (@MattiMaasikas) April 9, 2022
Kujtojmë që Ukraina po vazhdon të mbrohet fuqishëm nga ushtria ruse, që filloi pushtimin e këtij vendi më 24 shkurt – duke bërë që shumë civilë të humbin jetën nga sulmet e pandërprera të ushtrisë ruse. /Telegrafi/