Telegrafi

Barcelona vendos si prioritet largimin e dy yjeve të mëdha

Barcelona (Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

Barcelona ka bërë listën e prioriteteve të largimit në këtë verë dhe shumë yje janë pjesë e saj.

Klubi katalunas gjatë ditëve të fundit ka shkarkuar trajnerin Quique Setien dhe në vend të tij ka emëruar holandezin Ronald Koeman.

Ideja e drejtuesve të klubit nga Camp Nou është ripërtërijnë skuadrën apo edhe të bëjnë një revolucion të madh.

Lexo po ashtu Koeman mbështet idenë e shitjes së tre senatorëve të klubit, por dëshiron qëndrimin e Piques

Shumë emra të njohur apo senatorë të ekipit rrezikojnë largimin këtë verë dhe tashmë janë përmendur shumë emra.

Lionel Messi, Gerard Pique, Luis Suarez, Jordi Alba, Sergio Busquets dhe Ivan Rakitic, të gjithë janë lidhur me një largim.

Rakitic dhe Suarez (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Megjithatë, sipas gazetës spanjolle Marca, drejtuesit e Barcelonës i kanë vënë prioritet vetes largimin e Suarezit dhe Rakiticit.

Lexo po ashtu Rakitic feston si i ‘çmendur’ triumfin e Sevillas në Ligën e Evropës, Barcelona zemërohet me gjestin e mesfushorit

Ofertat për Alba dhe Pique do të dëgjohen, por jo detyrimisht, pasi Barcelona nuk i konsideron largimet e tyre si përparësi.

Në anën tjetër, Messi vazhdon të mbetet i dëshiruari i ekipit dhe drejtuesve, të cilët nuk duan assesi të privohen nga largimi i tij. /Telegrafi/