Site icon Telegrafi

Barcelona refuzoi dy herë nënshkrimin me Dybalan

Messi dhe Dybala

Raportet e mediave në Spanjë pretendojnë se Barcelona ka refuzuar dy herë mundësinë për të nënshkruar me Paulo Dybalan e Juventusit këtë verë.

Sulmuesi argjentinas nënshkroi kontratën e tij të re me Bianconerët në muajin prill dhe La Joya ka thënë se ata janë në të njëjtin nivel me katalanasit.

Lexo po ashtu Formacioni me 11 lojtarët që Barcelona dështojë t’i transferojë gjatë verës (Foto)

Megjithatë, mediumi El Chiringuito de Jugones pretendon se Blaugranat kishin rastin për të nënshkruar me Dybalan dy herë këtë verë, por vendosën kundër tij.

Herën e parë, drejtorët e Barçës folën me drejtorin e përgjithshëm të Juves, Giuseppe Marotta dhe agjentin e sulmuesit.

Lexo po ashtu Napoli refuzoi ofertën e ‘çmendur’ të Barçës për Insignen

Megjithatë, ata vendosën që Dybala nuk ishte në përputhje me Lionel Messin dhe Phillipe Coutinhon, të cilin ata shpresonin ta transferonin nga Liverpooli.

Pastaj, me dy ditë para fundit të afatit kalimtar të transferimeve, edhe njëherë e hodhën poshtë mundësinë e afrimit të tij.

El Chiringuito de Jugones beson se Dybala kishte vendosur të linte Zonën e Vjetër këtë verë, dhe u vlerësua 120 milionë euro nga klubi italian. /Telegrafi/

Exit mobile version