Barcelona dhe Real Madrid do të përballen në El Clasicon numër 245 në garat zyrtare.
Dy skuadrat nuk e kanë nisur mirë sezonin dhe synojnë fitore për tu rikthyer tek rezultatet pozitive.
Barcelona aktualisht ka vlerë më të madhe si skuadër, pasi 28 futbollistët e ekipit të parë katalunas kushtojnë së bashku 878,5 milionë euro.
Katalunasit vlerësohen 23,5 milionë euro më shumë, për faktin se edhe kanë katër lojtarë më shumë në ekipin e parë.
Ndërkohë kampioni në fuqi spanjoll, Real Madrid ka një vlerë totale të lojtarëve prej 855 milionë euro.
Kapiteni i Barcelonës, Lionel Messi mbetet lojtari me vlerën më të madhe që do të luaj sot në eL Clasico me 100 milionë euro.
Pas argjentinasit vijnë yje të tjera si Ansu Fati e Antoine Griezmann që vlerësohen 80 milionë euro.
Te Real Madrid vlerën më të madhe e ka portieri Thibaut Courtois që vlerësohet 75 milionë euro, teksa pesë milionë më pak kushtojnë dyshja Valverde e Varane.
Pas këtyre vijnë emra tjerë si Ters Tegen (75 milionë), Frenkie De Jong (70), Casemiro (65), si dhe Eden Hazard e Philippe Coutinho nga 60 milionë euro. /Telegrafi/