Telegrafi

Barcelona nuk heq dorë nga Morata, Laporta takohet me Atletico Madridin

Barcelona ende shpreson të nënshkruajë me Alvaro Morata në afatin kalimtar të janarit dhe presidenti Joan Laporta u takua dje (e enjte) me drejtuesit e Atletico Madridit.

Sulmuesi spanjoll është i huazuar te Juventusi deri në fund të sezonit, por bardhezinjtë nuk do ta bëjnë lëvizjen e tij të përhershme në verë për 35 milionë euro.

Massimiliano Allegri bllokoi largimin e sulmuesit në janar pasi Zonja e Vjetër dukej e paaftë për të përballuar një zëvendësim të vlefshëm për Moratan.

Megjithatë, kalimi i Dusan Vlahovic në Torino do të thotë se Morata mund të largohet nëse Juventusi kursen pesë milionë euro nga tarifa e huazimit të lojtarit.

Trajneri i Barcelonës, Xavi ende po shtyn për të nënshkruar me Moratan dhe sipas El Chiringuito, presidenti i klubit, Laporta fluturoi për në Madrid dje në mbrëmje për të takuar drejtuesit e Atleticos.

 

Katalunasit thuhet se po bëjnë ‘çdo gjë që munden’ për të marrë sulmuesin spanjoll në afatin kalimtar të janarit.

Në takim ka marrë pjesë edhe agjenti i Moratas, por të dy klubet janë ende larg arritjes së marrëveshjes.

Edu Aguirre pretendon se Los Colchoneros nuk do ta shesin Moratan te Barcelona pasi ata po planifikojnë të zëvendësojnë Luis Suarezin me spanjollin në sezonin 2022/2023.

Ish-ylli i Barcelonës pritet të largohet nga Ëanda Metropolitano në korrik, ndërsa Morata do të kthehet nga huazimi i tij për dy sezone në Juventus. /Telegrafi/