Ajax dhe Benfica ka qenë një ndeshje spektakolare e zhvilluar në Amsterdam.
Por ky takim i ka interesuar shumë Barcelonës, edhe pse katalunasit nuk janë më në Ligën e Kampionëve.
Sipas gazetës katalunase Sport , Jordi Cruyff, këshilltari sportiv i Barcelonës, ka udhëtuar në kryeqytetin holandez për të parë ndeshjen me një mision të veçantë.
Biri i legjendës tanimë të ndjerë Johan Cruyff, ka shikuar tre futbollistë nga afër dhe ka bërë një raport për ta.
Mbrojtësi i djathtë i Ajaxit, Noussair Mazraoui pritet t’i bashkohet Barçës në verë si transferim i lirë.
Ndërkohë dy emrat e tjerë që janë ndjekur nga Jorsi Cruyff, janë Alejandro Grimaldo dhe sulmuesi uruguaian Darwin Nunez .
Të tre futbollistët filluan ndeshjen si titullarë dhe patën paraqitje shumë të mirë, me Nunez që edhe arriti të shënojë golin e fitores pas asistimit nga Grimaldo.
Barcelona prej kohësh ka shprehur interesim për afrimin e tre futbollistëve.
Anësori maroken, Noussair Mazraoui pritet t’i bashkohet pa problem si transferim i lirë katalunasve, teksa për dyshen e Benficas duhet shpenzohet shumë.
Grimaldo ka një vlerë prej 20 milionë eurove, derisa Nunez që ka realizuar 26 gola në 33 ndeshje vlerësohet rreth 70 milionë euro nga Benfica. /Telegrafi/