Site icon Telegrafi

Barcelona ka kontaktuar tashmë Dybalan

Barcelona thuhet se ka bërë kontakte paraprake me agjentin e Paulo Dybalas, përpara një lëvizjeje të mundshme si lojtar i lirë në verë.

La Joya do të largohet nga Juventusi si lojtar i lirë në fund të sezonit dhe disa klube të mëdha janë lidhur me sigurimin e shërbimeve të tij.

Edhe pse kampioni i Serie A, Interi mbetet shumë i interesuar për nënshkrimin e Dybalas, Barcelona ka kontaktuar gjithashtu me rrethin e lojtarit duke kërkuar informacion në lidhje me kërkesat e tij për pagë.

Lexo po ashtu Atletico Madridi dhe Barcelona të interesuar për nënshkrimin e Dybalas

Kjo është sipas gazetarit argjentinas Cesar Luis Merlo, i cili zbuloi në janar se Dybala nuk do të nënshkruante një vazhdim të kontratës me Juventusin.

Bianconerët tërhoqën ofertën prej 11 milionë euro në vit dhe supozohej t’i bënin një propozim më të ulët për kontratë Dybala.

 

Megjithatë, ata përfunduan duke mos bërë fare ofertë, duke i thënë Dybala se ai ishte i lirë të gjente një klub tjetër për sezonin e ri.

28-vjeçari do të rifillojë stërvitjet me Juventusin sot, duke u rikthyer në Continassa për herë të parë që kur klubi e informoi se nuk ishte më i nevojshëm në klub. /Telegrafi/

Exit mobile version