Telegrafi

Barcelona e gatshme për shkëmbimin Griezmann-Dybala

Barcelona dhe Juventusi mund të bëjnë njërin nga shkëmbimet më të mëdha në histori të futbollit, ku përfshihet sulmuesit Antoine Griezmann dhe Paulo Dybala.  

Dybala nuk po kalon ditët më të mira te Juventusi dhe thuhet se mund të largohet në verë.

Megjithatë, ekipet e interesuara për të nuk mungojnë, pasi lojtari thuhet se pëlqehet shumë nga Barcelona, e cila e sheh si rifreskim të sulmit.

Sipas mediumit italian Calciomercato, Barcelona është e hapur për të shkëmbyer Griezmannin me sulmuesin e Juventusit, Dybala.

Katalunasit mund të ofrojnë Griezmannin te Juve si pjesë e marrëveshjes, por kërkesat e pagës së francezit mund ta vendosin atë jashtë mundësive të ekipit të Serie A.

Afati kalimtar i verës së këtij viti pritet të sqarojë gjithçka rreth këtij shkëmbimi, pasi Barcelona dhe Juve njihet për tregtinë mes vete. /Telegrafi/