Barcelona do të kërkojë një mesfushor me tipare mbrojtëse këtë verë në mënyrë që të adresojë vrimën e lënë hapur nga Sergio Busquets, e cila ende ndihet në Camp Nou.
Mbrojtësi qendror danez, Andreas Christensen e ka mbuluar atë rol në javët e fundit për të frenuar rrjedhën e rasteve të kundërshtarëve, por duket shumë si një zgjidhje e përkohshme.
Do të varet nga drejtori sportiv, Deco për të gjetur një opsion të përballueshëm por cilësor për pozicionin dhe në listë thuhet se janë katër emra.
Siç është raportuar më parë, Amadou Onana i Evertonit është zgjedhja e preferuar për Blaugranët, ndërsa sipas gazetës Sport, Mats Wieffer i Feyenoord, Aleix Garcia i Gironas dhe Joshua Kimmich i Bayern Munich, i cili është i hapur për t’u larguar nga Bundesliga këtë verë, janë alternativat e tjera që po konsiderohen.
? Deco has four players on his list to reinforce the pivot position. @ferrancorreas
– Amadou Onana (22)
– Joshua Kimmich (29)
– Matts Wieffer (24)
– Aleix Garcia (26) pic.twitter.com/zpiByYFlme— barcacentre (@barcacentre) March 20, 2024
Pavarësisht këtij raporti, sipas gazetarit Matteo Moretto, Blaugranët aktualisht nuk janë të përqendruar te Wieffer, i cili duket se është më afër një kalimi te Atletico Madrid.
Profili i tyre i preferuar është dikush më i ngjashëm me Onanën. Garcia duket të jetë ndoshta opsioni më i përballueshëm, por edhe më pak i pranueshëm, pasi ka filluar të luajë pozicionin vetëm këtë vit, dhe si pjesë e një mesfushe dyshe.
Kimmich, ashtu si Onana, duket të jetë operacione të ndërlikuara financiarisht për Barcelonën. /Telegrafi/