Sulmuesi i Wolverhampton Wanderers, Adama Traore ka përfunduar në radarin e dy klubeve të mëdha spanjolle, Barcelona dhe Real Madrid.
Traore ka befasuar të gjithë me nivelin e treguar këtë sezon me Wolves, ku ka shënuar edhe pesë gola dhe ka bërë 10 asistime.
Forma e tij e mirë ka bërë që Traore të pëlqehet shumë nga klubet e mëdha evropiane, sidomos ato spanjolle.
Sipas mediumit britanik The Telegraph, Barcelona dhe Real Madridi, janë të dy të interesuar për transferimin e sulmuesit në verë.
Megjithatë, transferimi i tij nuk do të jetë aspak i lehtë, pasi Ujqit kërkojnë plot 90 milionë funte apo rreth 106 milionë euro për yllin e tyre.
Për lojtarin interesim konkret ka shfaqur edhe Liverpooli, pasi Jurgen Klopp e pëlqen shumë.
Vlen të theksohet se 24-vjeçari ka luajtur në të kaluarën te Barca, pasi ishte akademi e klubit katalunas. /Telegrafi/