Mbrojtësi i Interit, Alessandro Bastoni u shënjestrua si nga Barcelona ashtu edhe nga Manchester City, të cilët thuhet se kanë ofruar një shkëmbim me Joao Cancelo.
Italiani 20-vjeçar erdhi përmes akademisë së të rinjve të Atalantas dhe ka qenë mbresëlënës në San Siro këtë sezon.
Ai madje e shtyu edhe veteranin Diego Godin të qëndrojë në stol javëve të fundit dhe shfaqjet e tij nuk kaluan pa u vënë re jashtë kufijve të Italisë.
Sipas gazetës spanjolle Mundo Deportivo, Barcelona bëri një ofertë për Bastonin, por ajo u refuzua plotësisht nga drejtuesit e Interit.
La Gazzetta dello Sport gjithashtu raporton se City bëri një telefonatë për disponueshmërinë e Bastonit, duke propozuar një marrëveshje shkëmbimi që përfshin Cancelon.
Il Manchester City propone lo scambio Cancelo-Bastoni: no dell'Inter [📰 Gazzetta dello Sport]https://t.co/2jrsoAK5Cp
— GOAL Italia (@GoalItalia) January 19, 2020
Por, edhe kësaj radhe Interi nuk u bind dhe nuk e kishte ndërmend të ndahej me talentin e tyre të ri.
Bastoni ishte një investim i madh, pasi Interi pagoi 31 milionë euro te Atalanta në verën e 2017, duke e lënë atë në huazim në Bergamo dhe më pas te Parma deri në këtë sezon, në mënyrë që të mund të fitonte përvojën e Serie A. /Telegrafi/