Barcelona dhe Juventus diskutuan për lojtarët si, Paulo Dybala, Luis Suarez, Mario Mandzukic, Juan Miranda, Emre Can dhe Ivan Rakitic, raporton Tuttosport.
Drejtori i Zonjës së Vjetër, Fabio Paratici ishte në Spanjë për një samit me zyrtarët e lartë të Blaugranasëve të hënën në mbrëmje.
Tema kryesore e diskutimit ishte e lojtari i talentuar Juan Miranda , i cili vlerësohet në shumë e 15 milionë eurove, derisa Bianconerët kanë ofruar vetëm tetë milionë.
Ai gjithashtu kërkohet nga Olympique Marseille dhe Sevilla, të cilët mund të jenë të gatshëm të marrin lojtarin në formë huaizmi pa të drejt blerje.
Sipas Sportitalia, Barcelona nuk ishte e interesuar për Daniele Ruganin si pjesë e marrëveshjes, por pyeti për Mandzukicin.
Zonja e Vjetër mund të ofrojë dhjetë milionë euro në transferimin e Mirandas dhe shërbimet e anësorit kroat për ta mbyllur marrëveshjen.
Lionel Messi, Suarez dhe tani edhe Ousmane Dembele janë të gjithë duke luftuar me lëndime dhe kjo ka ndikuar në fillimin e tyre të dobët të sezonit.
Tuttosport shkon edhe më tej, duke sugjeruar se Luis Suarez mund të jetë në tryezë për Juventusin në një marrëveshje të mundshme shkëmbimi me Dybalan.
Globoesporte dhe gazeta spanjolle AS pretenduan se Bianconerët po ofronin La Joyan plus 100 milionë euro për yllin e Paris Saint-Germain, Neymar.
Kjo nuk është e gjitha, sepse Tuttosport gjithashtu raporton për idenë e një shkëmbimi në mes të Emre Can dhe Ivan Rakitic. /Telegrafi/