Gjiganti katalunas janë vënë pas yllit të Valencias, Andre Gomes, por nuk munden të paguajnë çmimin e transferimit prej 50 milionë euro.
Sipas Sport, katalunasit kanë qenë të qarta për homologët e tyre në lidhje me paaftësinë e tyre për të paguar çmimin e plotë që ata kërkojnë.
Megjithatë, gjiganti spanjoll mund ti sugjeroj Valencias një ofertë të konsiderueshme të parave plus njëri nga futbollistët, Cristian Tello apo Alen Haliloviç, që do lëviznin në Mestalla.
Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet
Nga ana tjetër, nëse kjo nuk ndodh atëherë Barca mund të filloj të mendoj seriozisht shitjen e Arda Turanit, për të për të mbledhur paratë e nevojshme për finalistin e Euro 2016, Andre Gomes.
Gjithashtu, kampionët e Spanjës duhet të lëvizin shpejt, pasi edhe Real Madrid, Juventus dhe Chelsea janë në garë për shërbimet e tij, teksa agjenti i mesfushorit portugez, Jorge Mendes, po e shtyn atë drejt Manchester United. /Telegrafi/