Telegrafi

Barcelona, Atalanta dhe Sevilla kalojnë tutje, bie Borussia Dortmund – 16 skuadrat që do të ndeshen mes vete në Ligën e Evropës

Janë mbyllur ndeshjet e play offit në kuadër të Ligës së Evropës, ku nuk munguan përballjet interesante.

Në këtë raund janë ndeshur të eliminuar nga Liga e Kampionëve, me vendet e dyta të dala nga grupet e Ligës së Evropës.

Barcelona ka eliminuar Napolin, ndërsa Atalanta ka fituar ndaj Olympiacos.

 

Borussia Dortmund është eliminuar nga Rangers, duke u rrëzuar nga garat evropiane.

Sot kualifikimin e kanë siguruar Atalanta, Leipzig, Porto, Sevilla, Barcelona, Braga, Rangers dhe Real Betis.

Nesër është shorti ndërsa më poshtë i gjeni vazot dhe përballjet e mundshme.


Vazo 1  

Eintracht Frankfurt

Galatasaray

Bayer Leverkusen

Crvena zvezda

Lyon

Monaco

Spartak Moska

West Ham

Vazo 2

Atalanta

RB Leipzig

Porto

Sevilla

Barcelona

Braga

Rangers

Real Betis


/Telegrafi/